
Sulmuesi francez i Atletico Madridit, Moussa Dembele është prekur me Coronavirus (COVID-19), konfirmoi sot skuadra spanjolle e La Liga-s, njofton Insajderi.
“Sulmuesi ynë Moussa Dembele ka rezultuar pozitiv në COVID-19. Ai është izoluar në shtëpi në përputhje me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollet e La Ligas”, njoftoi Atletico Madrid në Twitter.
24 vjeçari u bashkua me Atletico Madridin si huazim nga Olympique Lyon i Francës në afatin kalimtar të dimrit.
Raporti i koronavirusit të Dembeles erdhi pasi shoku i tij portugez i skuadrës Joao Felix të mërkurën u infektua me COVID-19. /Insajderi.com
Nuestro jugador @MDembele_10 ha dado positivo por COVID-19; se encuentra aislado en su domicilio cumpliendo las recomendaciones de las autoridades sanitarias y del protocolo de @LaLiga.https://t.co/JQa1H0Bj0p
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 4, 2021