Pas finales së humbur në Europa League, Rashford është përballur me fyerje racore

Pas finales së humbur në Europa League, Rashford është përballur me fyerje racore

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, tha sot se është përballur me “të paktën 70 fyerje racore” në mediat sociale pas humbjes së ekipit të tij në penalti ndaj Villarrealit në finalen e Ligës së Evropës, njofton Insajderi.

Villarreal fitoi trofeun e tij të parë të madh me rezultatin 11:10 në penalti pas barazimit 1:1 pas kohës shtesë në finalen e mbrëmshme.

“Të paktën 70 fyerje racore në llogaritë e mia sociale janë numëruar deri më tani”, shkroi Rashford në Twitter më pak se 90 minuta pas përfundimit të ndeshjes. “Për ata që angazhohet që të më bëjnë të ndihem më keq sesa ndjehem tashmë, paçi fat në përpjekjet tuaja”.

Rashford shtoi se ishte “indinjuar” që iu dërgua “një mal me emoji majmunësh” në një mesazh nga një person duke përdorur një profil që i identifikonte ata si një mësues.

Në janar, policia në Britani hetoi abuzimin në mediat sociale që kishin në objektivë një numër lojtarësh të Unitedit. Rashford dhe dy shokët e ekipit thanë se ata ishin në shënjestër.

“Po, unë jam një njeri i zi dhe jetoj çdo ditë krenar që jam”, shkroi ai asokohe. “Askush, ose asnjë koment nuk do të më bëjë të ndihem ndryshe. Kështu që më vjen keq nëse keni pritur ndonjë reagim të fuqishëm, thjesht nuk do ta keni”, tha Rashford.

Klubet dhe lojtarët anglezë të futbollit bojkotuan mediat sociale për 4 ditë në prill dhe maj për të protestuar kundër abuzimit racist dhe për të kërkuar më shumë veprim nga kompanitë që drejtojnë platformat. Bojkotit iu bashkuan figura të tjera të famshme nga bota e sportit, përfshirë kampionin e Formula 1 Lewis Hamilton si dhe Federatën Ndërkombëtare të Tenisit. /Insajderi.com