
Në qytetin që konsiderohet i shenjë për fetë monoteiste, Jerusalemin, ka rënë borë pas gjashtë viteve, raporton BBC.
Vendet e shenjta si Muri Perëndimor dhe Kupola e Shkëmbit janë mbuluar me një spërkatje të rrallë dëbore.
Banorët në qytet që dolën për të shijuar motin e pazakontë u bashkuan me të tjerë nga qytetet fqinje si Tel Aviv të cilët nuk donin ta humbnin përvojën.
Jerusalemi është një qytet që krijon mospajtime të gjata në mes feve e kulturave të ndryshme. /Insajderi.com