Një ditë më parë, një rrufe goditi Akropolin e Athinës duke lënë të plagosur 2 vizitorë dhe 2 roje. Mediat greke raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim" />

Pas goditjes nga rrufeja, autoritetet greke “mbyllin” Akropolin për vizitorët

Pas goditjes nga rrufeja, autoritetet greke “mbyllin” Akropolin për vizitorët

Një ditë më parë, një rrufe goditi Akropolin e Athinës duke lënë të plagosur 2 vizitorë dhe 2 roje. Mediat greke raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qëndrojnë rojet e sigurisë .

Moti i keq me vetëtima shkaktoi 4 të plagosur, 2 prej të cilëve ishin roje sigurie, ndërsa 2 ishin turistë. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë paralajmëroi të enjten për një stuhi tjetër të fuqishme në Athinë, sidomos pasdite dhe mbrëmje.

Si pasojë e situatës është vendosur mbyllja e Akropolit për vizitorët.

Shërbimi meteorologjik helen njoftoi se si rrjedhojë e ngjarjes së ndodhur, monumenti historik do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë.

Vizitorët në monumentin më të lartë historik të Greqisë u penguan të hynin në vendin e Pantheonit në kodrën e Akropolis në Athinën qendrore.

Nga Shërbimi Meteorologjik u tha gjithashtu se mbyllja për disa ditë bëhet për të pasur siguri sa më maksimale për Akropolin vetë dhe turistët që e vizitojnë atë.