Pas goditjeve ajrore demonstruesit e sulmojnë ambasadën e SHBA në Bagdad

Qindra demonstrues e kanë sulmuar ambasadën amerikane në Bagdad pas goditjeve ajrore të cilat i kanë kryer SHBA në të cilat janë vrarë 25 pjesëtarë të grupit të armatosur shiit pro-iranianë, transmetojnë dëshmitarët e rastit.

Pas goditjeve ajrore demonstruesit e sulmojnë ambasadën e SHBA në Bagdad

Demonstruesit më herët kanë marrë pjesë në varrim të vrarëve në një lagje të Bagdadit dhe më pas kanë shkuar këmbë deri te Zona e siguruar e Gjelbër ku gjendet ambasada amerikane.

Gazetarët e AP kanë parë një masën të cilët kanë tentuar të hyjnë në ambasadë me brohoritje “Poshtë SHBA”.

Shihej se si sigurimi po tërhiqet në ndërtesë të ambasadës derisa demonstruesit e gjuanin me shishe të ujit dhe thyenin kamerat e sigurisë para ambasadës, transmeton AP.

Demonstruesit gjithashtu kanë vendosur nëpër mure të ambasadës flamujt e milicisë Kataeb Hezbollah të cilin po e përkrahë Irani dhe ndaj të cilit SHBA kanë kryer goditje ajrore.

Siç transmeton France Presse, forcat e sigurisë së Irakut kanë arritur para dyerve të ambasadës kur demonstruesit kishin filluar të jenë të dhunshëm./Insajderi.com.