Pas golit ndaj Parmës, Muriqi merr lëvdata nga trajneri Inzaghi

Pas golit ndaj Parmës, Muriqi merr lëvdata nga trajneri Inzaghi

Vedat Muriqi mund të marrë lirisht frymë në Itali duke heshtur kritikat e shumta. Sulmuesi kosovar arriti që të shënonte golin e parë te Lazio, që rezultoi si goli i kualifikimit për në fazën tjetër të Kupës Së Italisë pasi mundën në shifrat 2-1 Parmën, njofton Insajderi.

Vlerësime të mëdha erdhën nga trajneri Inzaghi për Muriqin, duke e cilësuar golin e tij si të një sulmuesi të vërtetë. Gjithashtu nuk ka munguar duartrokitja edhe për Thomas Strakoshën për reagimet e bëra në 45 minutat e dytë të takimit.

“Këto janë ndeshje të vështira. Pjesën e parë e mbyllëm vetëm me një gol, në pjesën e dytë kishim Strakoshën që ishte i mirë, më pas kemi marrë një gol që duhet të rishikohet. Për fatin e mirë ishte Muriqi që mbylli ndeshjen dhe tani shkojmë në çerekfinale me shumë besim. Është një djalë që arriti vonë në grumbullim, u infektua me COVID dhe kjo e penalizoi së tepërmi. Në këto ditët e fundit është duke u stërvitur mirë, gjithmonë duke u përmirësuar dhe ndaj Parmës shënoi një gol si sulmues i vërtetë”, u shpreh Inzaghi. /Insajderi.com