
Mbrojtësi i Kombëtares ‘kuqezi’, Arlind Ajeti, shënoi golin e parë me fanellën e Reggiana-s në Serie B, në triumfin 2-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Vicenza-s.
27 vjeçari u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Mbrojtësi tentoi vetëm një herë portën, ku gjuajta e tij u shndërrua në gol. Për sa i përket dueleve të fituara, Ajeti arriti të triumfonte në katër nga nëntë duelet me kundërshtarët. /Insajderi.com