Sot, skuadra e Feronikelit u mposht nga vendi i fundit në tabelë Besa, me rezultatin 2-1, një rezultat surprizë ky, duke pasur parasysh faktin që skuadra nga Peja e ka prerë biletën për një kategori më poshtë, njofton Insajderi.
Kjo disfatë nuk është kapërdirë dot nga presidenti i klubit të Feronikelit, Naser Ramaj, teksa një postim në faqen zyrtare të klubit nga Nikli, Ramaj ka paralajmëruar dënimet drastike.
“Të gjithë do të dënohen në maksimum, turp”, shkroi ai. Komenti ka marrë reagime të shumta nga fansat të cilët dolën në krah të presidentit pas humbjes turpëruese në kampionat. /Insajderi.com