Humbja turpëruese 5:1 ndaj Stuttgart ka shkaktuar një dridhje te Schalke 04, që është me një këmbë në Bundesliga 2, njofton Insajderi.
Pas 23 javëve, skuadra renditet e fundit me vetëm nëntë pikë dhe rënia duket e pashmangshme. Menjëherë pas humbjes së djeshme, drejtuesit e mëdhenj të klubit, kanë marrë vendimin për largimin e disa pjesëtarëve të skuadrës.
Fllimisht është shkarkuar trajneri Christian Gross, i cili u emërua vetëm dy muaj më parë dhe është i katërti që largohet për këtë sezon te Schalke.
Gjithashtu janë shkarkuar edhe drejtori sportiv, Jochen Schneider, për të vazhduar më pas edhe me largimin e menaxherit të ekipit Sascha Riether dhe trajneri atletik, Werner Leuthard.
Të Schalke tani duken të pashpresë për të shmangur rënien, ndonëse ka edhe 11 javë kampionat. /Insajderi.com