Pas humbjes përballë Realit, Juventusi “ngushëllohet” me golin e një shqiptari

Pas humbjes përballë Realit, Juventusi “ngushëllohet” me golin e një shqiptari

Juventusi i të rriturve luajti dje ndeshjen e fundit të këtij sezoni futbollistik ku u mposht në finalen e Ligës së Kampioneve në Kardif përballë Realit të Madridit me rezultatin 1-4, por të rinjtë e bardhezinjve janë ende në aktivitet teksa sot filluan ndeshjet e “play off”-it të kampionatit Primavera në Itali.

Ata arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale pasi mposhtën në çerekfinale me rezultatin 1-0 Sampdorian.

Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, Andi Zeqiri. Juventusi i të rinjve pretendon titullin kampion dhe drejtohet nga një ish-futbollist kampion bote me Italinë në 2006-n, Fabio Groso.