
Joachim Low do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares gjermane edhe pas humbjes 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve, njofton Insajderi.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit konfirmoi trajnerin, tek i cili beson se mund të dërgojë sërish Gjermaninë në nivele të larta. Megjithatë, ndryshe nga kreu i DFB-së, të gjitha mediat në vend, sportive dhe politike, janë kundër qëndrimit të 60 vjeçarit në krye të kombëtares.
E përditshmja gjermane “Der Spiegel”, shkruan: “Në përfaqësuesen gjermane është krijuar një vetëkënaqësi fatale pas fitimit të Botërorit 2014. Kjo dha ndikimin e saj në Botëror dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite. Mendoj që nuk ka dështuar vetëm Low, por i gjithë sistemi që drejton futbollin gjerman duke nisur nga analizimi i gjendjes së skuadrës pas Rusisë. Asgjë nuk ka funksionuar më që prej asaj kohe”, ishin fjalët e tabloidit gjerman. /Insajderi.com