
Komisioni disiplinor i shkallës së parë, ka marrë vendimet e veta, pas incidenteve të ndodhura në ndeshjen Gjilani vs Prishtina.
Klubi i Prishtinës nuk ka kaluar fare lehtë nga ky komision. Prishtina është dënuar për dëmtim të zhveshtores së klubit Gjilani, me gjobë prej 1500 euro, trajneri Armend Dallku, për sjelljet e tij aspak sportive, kur ka tentuar ta sulmojë gjyqtarin, dënohet me 500 euro gjobë, ndërsa portieri, Visar Bekaj, u dënua me 2 ndeshje mos lojë, raporton Insajderi.
FC Prishtina, nuk ka reaguar akoma pas këtyre dënimeve, kujtojmë se ata kishin paralajmëruar tërheqjen nga garat e superligës./Insajderi.com.