Lajmi i ditës ishte pikërisht konfrontimi fizik midis Zhegrovës dhe Muriç, që degjeneroi në përballje me grushta sipas raportimit të “Indeksionline”, transmeton Insajderi.
Si pasojë e këtij veprimi, portieri i përfaqësueses së Kosovës është përjashtuar nga skuadra.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka reaguar në lidhje me përjashtimin e portierit. Sipas tij, ajo që ndodhi midis dy lojtarëve ishte thjesht një problem i vogël dhe mohon gjithçka për një përplasje fizike mes të dyve.
“Po ju garantoj që absolutisht, nuk ka ndodhë me përgjegjësi të plotë. Nuk ka asgjë prej asaj ka pas një problem të vogël”, deklaroi Salihu.
Gjithashtu, në anën tjetër Zhegrova ka demantuar median në fjalë, duke thënë që ato janë shpifje dhe nuk janë të vërteta. /Insajderi.com