Pas kthimit nga lëndimi, Osimhen infektohet me COVID-19

Pas kthimit nga lëndimi, Osimhen infektohet me COVID-19

Nuk kanë fund telashet për sulmuesin e Napoli-t, Victor Osimhen, i cili pas kthimit nga lëndimi, Osimhen është infektur me COVID-19, njofton Insajderi.

Sulmuesi 22 vjeçar nigerian, pasi u dëmtua rëndë në dorën e tij me kombëtaren në muajin nëntor, ai sot u ekzaminua i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë publike klubi napoletan në rrjetet e saj zyrtare duke komunikuar:

“Klubi i Napolit komunikon se futbollisti Victor Osimhen ka rezultuar pozitiv në tamponin molekular të kryer dje pasdite pas kthimit të tij nga jashtë shtetit. Futbollisti është asimptomatik dhe nuk ka takuar grupin e skuadrës.”, përfundoi komunikatën skuadra napoletane. /Insajderi.com