
Jean-Luc Mélenchon, politikani francez, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell, transmeton Insajderi.
Derisa po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.
Siç raportohet në media deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush.
Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.
E sulmuesi i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burgim, ndërkaq presidenti francez e ka cilësuar rastin si një “rast të izoluar”.
Lidhur me këtë dhunë të ushtruar mbi politikan ka pasur reagime të ndryshme nga partitë dhe populli francez./Insajderi.com
Jean-Luc Mélenchon (ainsi que les journalistes sur place) viennent d’être enfarinés par une personne non identifiée à la #MarcheDesLibertés. Réaction de #Mélenchon : “Je suis vivant tout va bien ce n’est que de la farine”. #12juin pic.twitter.com/TnQNh1uiyn
— BLAST (@blast_france) June 12, 2021