Pas Macronit e pëson edhe një politikan tjetër francez – mbi Jean-Luc Melenchon hedhin miell

Pas Macronit e pëson edhe një politikan tjetër francez – mbi Jean-Luc Melenchon hedhin miell

Jean-Luc Mélenchon, politikani francez, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell, transmeton  Insajderi.

Derisa po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.

Siç raportohet në media deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush.

Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron,  një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

E sulmuesi i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burgim, ndërkaq presidenti francez e ka cilësuar rastin si një “rast të izoluar”.

Lidhur me këtë dhunë të ushtruar mbi politikan ka pasur reagime të ndryshme nga partitë dhe populli francez./Insajderi.com