Tregu i transferimeve pritet të hyjë në fazën e tij më delikate menjëherë pas EURO 2020.
Ndërkohë, negociatat vazhdojnë dhe ndër skuadrat më aktive deri tani është Manchester United, shkruan Insajderi.
Pas arritën marrëveshje për blerjen e Jadon Sanchos, United janë në kërkim të Raphaël Varane dhe Eduardo Camavinga.
Varane është zgjedhja e parë për mbrojtjen, por ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me Real Madrid.
Të dy klubet janë në kontakt të drejtpërdrejtë, por madrilienët ende nuk kanë vendosur për çmimin e francezit.
Carlo Ancelotti do të përpiqet të bindë francezin i cili e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re jashtë “Santiago Bernabeut”.
Nga ana tjetër, Eduardo Camavinga është përparësia e Manchester United për mesfushën.
Kontrata e tij me Rennes përfundon në qershor të viti 2022 dhe ai nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratë të re.
Në garë për mesfushorin është edhe PSG të cilët janë pas lojtarit tash e sa muaj.
Manchester United megjithatë është në përparsi për të nënshkruar me lojtarin i cili shihet si blerja perfekte për një periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë./insajderi.com