Pas marrëveshjes për normalizim mes Izraelit dhe Bahrejnit, së shpejti hapet linja detare mes dy vendeve

Pas marrëveshjes për normalizim mes Izraelit dhe Bahrejnit, së shpejti hapet linja detare mes dy vendeve

Autoritetet e Izraelit dhe Bahreinit paralajmëruan se në kuadër të implementimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve, së shpejti do të vendoset linjë detare në relacionin mes dy vendeve, transmeton Insajderi.

Në portin izraelit Haifa pritet arritja e anijes së mallrave që lundron nga porti i Bahreinit “Khalifa bin Salman”, raporton Anadolu Agncy (AA).

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë izraelite MSC, Edni Simkin për mediat izraelite tha se autoritetet dhe kompanitë nga Bahrejni janë shumë të interesuara për bashkëpunim në sferën e transportit detar.

Dje në portin Haifa lundroi edhe anija e parë e mallrave nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

EBA dhe Bahreini nga mesi i shtatorit në Shtëpinë e Bardhë nënshkruan marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Udhëheqja palestineze, përfshirë Fatahun, Hamasin, Xhihadin Islam dhe Frontin Popullor për Çlirimin e Palestinës, thonë se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin është një tradhti e madhe. /Insajderi.com