Pas mbylljes së lokaleve ky burrë ndërtoi një kafene në oborrin e shtëpisë 

Pas mbylljes së lokaleve ky burrë ndërtoi një kafene në oborrin e shtëpisë 

Shumica prej nesh kanë qenë me të vërtetë të dobishëm dhe krijues gjatë bllokimit, por ky burrë 53-vjeçar nga Orange County, California tejkaloi përpjekjet e të gjithëve, duke krijuar një kafene të këndshme në oborrin e pasim të shtëpisë, njofton Insajderi.

Një kontraktues me kohë të plotë ka ndërtuar vendin e tij të ëndrrave, një kafene të quajtur La Vida gjatë kohës së tij të lirë në pak më shumë se tre muaj. Në vend që të hidhte larg të gjitha materialet e papërdorura dhe plehrat nga punët e tij të mëparshme, ai u dha atyre një qëllim të ri dhe si rezultat, ai ka një vend të përsosur, ku mund të shijojë një filxhan kafe me familjen dhe miqtë.

Kjo vajzë krenare ndau një tweet në lidhje me babanë e saj që po ndërtonte një dyqan kafeje në oborrin e shtëpisë së tij, në ditën e babait, që u bë viral në internet, madje krijoi kryetituj në tabloide.

Kështu u krijua çdo gjë nga hiçi për në më pak se tre muaj.

Ed dedikoi mbrëmjet dhe fundjavat e tij pas punës në këtë projekt emocionues.

Ai përdorte materiale të mbetura dhe të ripërpunuara nga punët e tjera të ndërtimit.

Kafeneja  120 metra katrorë ka gjithçka që prisni të shihni në një kafene./ Insajderi.com