Pas Muriqit edhe Rashica në përkrahje të përfaqësueses

Pas Muriqit edhe Rashica në përkrahje të përfaqësueses

Pas Vedat Muriqit edhe mesfushori Milot Rashica, ka postuar një shkrim dedikuar shokëve të ekipit përfaqësues, duke iu kujtuar atyre se sa e rëndësishme është kjo ndeshje.

“Sot është ditë e madhe – Forca djema”, ka shkruar Rashica në Facebook, në gjuhën shqipe dhe angleze, transmeton Insajderi.

Milot Rashica, është jashtë fushave të blerta, që nga ndeshja e Kosovës ndaj Moldavisë, në të cilën ai pësoi një lëndim në kofshë.

Rashica, kishte një verë të “nxehtë” me spekulime të shumta për transferimin  tij në disa skuadra, por në fund, ai mbeti te ekipi i Bremen, pasi megjithë interesimin, asnjë skuadër nuk ishte e gatshme të plotësoj kërkesat e klubit të tij në lidhje me çmimin e tij./Insajderi.com.

Gepostet von Milot Rashica am Donnerstag, 8. Oktober 2020