Pas ndeshjes Libertadores sulmohet autobusi i Santos-it nga tifozët e Boca Juniors

Pas ndeshjes Libertadores sulmohet autobusi i Santos-it nga tifozët e Boca Juniors

Ndeshja e Kupës Libertadores, mes Boca Juniors dhe Santos nuk pati emocione dhe përfundoi me rrjeta të paprekura, por pas sfidës nuk munguan incidentet, njofton Insajderi.

Autobusi i skuadrës së Santosit u sulmua me gurë nga tifozeria e skuadrës argjentinase pak pasi i gjithë klubi brazilian të kishte mbërritur në hotel.

Asnjë nga skuadra e Santosit nuk pati lëndime, por me fat ka qenë futbollisti Jeferson Soteldo i cili ishte i ulur pranë xhamit ku u thye nga tifozët e Boca Juniors-it. /Insajderi.com