
Pas ndeshjesh së sotme kundër Kosovës, nuk mund të përjashtohet mundësia që Ibra të kthehet në Milano për t’u përgatitur për ndeshjen e kampionatit kundër Sampdorias, njofton Insajderi.
Sipas “Tuttosport”, 39 vjeçari, në dakordësi me stafin e Suedisë mund të mos luajë kundër Estonisë me 31 mars duke qenë se bëhet fjalë për një ndeshje miqësore.
Në këto kushte, aventura ndërkombëtare e Ibrës do të zgjasë vetëm një javë duke mos lejuar hapësirë për polemika të lidhura me minutazhin e tij në fushë duke qenë se sapo është kthyer nga një dëmtim që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë. /Insajderi.com