Pas nëntë muajsh në koma, vajza zgjohet kur dëgjon zërin e Tottit

Pas nëntë muajsh në koma, vajza zgjohet kur dëgjon zërin e Tottit

Ilenia Matili, është tifozja e Romës, e cila qëndroi në koma për nëntë muaj me radhë, pas një aksidenti automobilistik, transmeton  Insajderi.

Sipas të përditshmes italiane “Repubblica”, një video mesazh nga legjenda e Romës, bëri që Ilenia të dilte nga koma.

Familjarët e Ilenias, shpesh i vendosnin himnin e Romës, derisa fal disa shoqatave u sigurua një video nga Francesco Totti, ku thoshte “Ilenia mos u dorëzo, ti do ia dalësh. Jemi të gjithë me ty”, ishin fjalët e legjendës.

Menjëherë pas kësaj videoje, vajza është përmirësuar dukshëm, ndërsa ka arritur të dalë nga koma. /Insajderi.com