Pas një debati të gjatë, Argjentina legalizon abortin

Pas një debati të gjatë, Argjentina legalizon abortin

Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë, një ligj novator për një rajon që ka disa nga ligjet më kufizuese të botës.

Senatorët votuan në favor të projektligjit pas një seance maratonë me 38 pro, 29 kundër dhe një abstenim.

Deri më tani, abortet lejoheshin vetëm në raste të përdhunimit ose kur shëndeti i nënës ishte në rrezik.

Projekt-ligji ishte miratuar nga Dhoma e Deputetëve më parë këtë muaj.

Aktivistët kanë bërë fushatë për ndryshimin e ligjit për vite me rradhë. Kalimi erdhi dy vjet pasi senatorët votuan ngushtë kundër legalizimit të abortit.

Presidenti Alberto Fernández, i cili mbështeti ligjin, e kishte bërë rivendosjen e ligjit një nga premtimet e tij të fushatës./Insajderi.com

BBC News