Pas një dekade, “El Tigre” kthehet në La Liga

Pas një dekade, “El Tigre” kthehet në La Liga

“Ankthi” i dikurshëm i mbrojtësve në La Liga ka “zbarkuar” edhe një herë në Spanjë.

Radamel Falcao edhe pse tashmë ka 35 në supe, i është bashkuar skuadrës së Rayo Vallecano si transfer i lirë, shkruan Shqip.com.

Rikthimi i tij në futbollin spanjoll është i veçantë për shkak se aty kishte luajtur nga 2011 deri në 2013 kur ishte pjesë e Atletico Madrid.

Madje, periudha e tij e kaluar në Wanda Metropoliatno konsiderohet si më e mira në karrierën e tij, pasi në 91 ndeshje të zhvilluara për dy sezona kishte shënuar 70 gola.

“El Tigre”, në sezonën e kaluar ishte pjesë e skuadrës turke, Galasataray, por nuk arriti të linte shenja për shkak të lëndimeve të shumta që pati.

Ndërkohë, Vallecano aktualisht gjendet në pozitën e dhjetë në La Liga, me tre pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara./Insajderi.com

Prezantimi zyrtar i Falca-s në faqen zyrtare të Rayo Vallecano