
Princi Philip, Duka i Edinburgut, është liruar nga spitali në Londër një muaj pasi u pranua për herë të parë, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
99-vjeçari, i cili bëri një operacion në zemër në fillim të këtij muaji, është në “gjendje të mirë” pasi u lirua të martën, tha një burim mbretëror për CNN.
Ai tani është kthyer në kështjellën Windsor, sipas një deklarate nga Pallati Buckingham. /Insajderi.com