
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se duhet shfrytëzuar momentumin e njohjes së Kosovës nga Izraeli për arritjen e disa marrëveshjeve ekonomike.
Ai përmendi marrëveshjen për tregti të lirë, për mbrojtjen e investimeve si dhe marrëveshjen për shmangien e tatimimit të dyfishtë.
“Këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
Kosova dhe Izraeli me 1 shkurt kanë nënshkruar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet vete. /Insajderi.com