fbpx

Pas përleshjes me fqinjë, 36 vjeçari bie nga kati i shtatë dhe vdes

Pas përleshjes me fqinjë, 36 vjeçari bie nga kati i shtatë dhe vdes

Një burrë 36 vjeç nga Britania e Madhe ka vdekur pasi ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese kolektive në Ibiza të Spanjës. Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes në orën 2 të mëngjesit me dy autoambulanca, por burri kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

Besohet se para se të rrëzohej, burri britanik e kishte pasur një grindje me një banor të këtij blloku dhe kishin filluar të rriheshin, me ç’rast njëri prej tyre kishte pësuar lëndim në kokë. Sidoqoftë, mendohet se burri ka qenë vetëm kur ra nga kati i shtatë.

Mjekët thanë se nuk mundën të bëjnë asgjë për t’ia shpëtuar jetën burrit për shkak të lëndimeve të rënda që i kishte pësuar pas rënies nga lartësia e madhe. Garca Civile e Spanjës i ka nisur hetimet për këtë rast.

Britaniku ra nga një ndërtesë e njohur si “Torre de San Rafael” në qytetin e San Antonit, i cili është vend i popullarizuar turistik në ishullin e famshëm spanjoll.

Një zëdhënës i Gardës Civile e ka konfirmuar vdekjen e qytetarit britanik, inicialet e të cilit janë C.N., duke shtuar: “Nuk dihet nëse ka qenë me miqtë ose dikë tjetër dhe rasti është duke u hetuar”.

Sipas fotografive të publikuara, duket se ndërtesa shërben si bllok banimi për banorët e përhershëm e jo kompleks banesash për turistët, shkruan “Daily Mail”