Pas pjesë së parë, Barcelona në avantazh kundër Juventus

Pas pjesë së parë, Barcelona në avantazh kundër Juventus

Në ndeshjen e grupit G, mes Juventus dhe Barcelona, pas 45’ minutave të parë, në avantazh ndodhen këta të fundit, njofton Insajderi.

Në “Allianz Stadium”, pas pjesës së parë, në avantazh minimal ndodhet skuadra mike, me golin e shënuar nga futbollisti francez, Ousmane Dembele në minutën e 14’ të takimit.

Në anën tjetër, Juventus shënoi dy herë, të dyja herët më sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, por të dyja herët ishte në pozitë jashtë loje. /Insajderi.com