
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që po zhvillohen në grupin A dhe të raundit të tretë në Ligën e Kamionëve, njofton Insajderi.
Në grupin A, Lokomotiva e Moskës dhe Atletico e Madridit po luajnë 1:1 pas pjesës së parë. Mbrojtësi uruguaian, Jose Gimenez ka shënuar me kokë në minutën e 18’ për mysafirët, derisa barazuan vendasit me Miranchuk nga penalltia në minutën 25’ të takimit.
Në grupin B, Shakhtar po demolohet në shtëpi nga gjermanët e M’gladbach me rezultat të thellë prej 0:4. Sulmuesi francez, Alassane Plea shënoi dy herë, në minutat 8’ dhe 26’ të ndeshjes, ndërsa dy golat të tjerë u realizuan nga Bondar që shënoi autogol 17’ dhe Ramy Bensebaini , i cili realizoi një minutë para mbylljes së pjesës së parë. /Insajderi.com