Pas pjesës së parë Chelsea në avantazh ndaj Real Madrid

Pas pjesës së parë Chelsea në avantazh ndaj Real Madrid

Është mbyllur pjesa e parë e sfidës kthyese të gjysmëfinales së Champions League mes Chelseat dhe Real Madrid, ku pas pjesës së parë në avantazh ndodhen londinezët, njofton Insajderi.

Po zhvillohej minuta e 28-të e ndeshjes, ku goditje e Havertz e ndal transversalja, teksa topin e kthyer e shtyn në portë gjermani tjetër Werner, duke realizuar me kokë në portën e zbrazët.

Në anën tjetër , mysafirët kishin raste shënimi, ku në njërin prej tyre, Mendy priti për mrekulli goditjen e Benzemas, ndërsa edhe vendasit nuk qëndruan duarkryq, pasi disa herë rrezikuan belgun Courtois. /Insajderi.com