Pas pjesës së parë, Man Utd po humbet në Stamboll, Lazio po humb nga Zenit

Pas pjesës së parë, Man Utd po humbet në Stamboll, Lazio po humb nga Zenit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të mërkurës në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Skuadra nga Manchester, United po humbet në Stamboll nga Basaksehir me rezultat 2:1. Dem Ba shënoi golin e parë për vendasit në minutën e 13’ të ndeshjes, për të dyfishuar pastaj boshnjaku Edin Visca, pesë minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa rezultati u ngushtua nga Martial në minutën e 43’ të ndeshjes.

Në grupin F, italianët e Lazio-s po humbin në Rusi nga Zenit, me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Yerokhin në minutën e 32-të. Më rezultat minimal për vendasit u mbyllen 45’ minutat e parë të lojës. /Insajderi.com