Pas pjesës së parë Milan po humbet ndërsa Arsenal po barazon

Pas pjesës së parë Milan po humbet ndërsa Arsenal po barazon

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Europa Ligës, ku Arsenal në grupin B, po ndeshet me Molde, derisa pjesa e parë është mbyllur në barazim. Në ndeshjen tjetër, Milan po humbet në shtëpi nga Lille, njofton Insajderi.

Në minutën e 22’ të ndeshjes, Arsenal e gjeti veten në disavantazh me golin e shënuar nga Ellingsen, ndërsa londinezët barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me një autogol të Haugen.

Në ndeshjen tjetër, Milan ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh me Lille, derisa golin mysafirët e shënuan nga penalltia në minutën e 22’ të ndeshjes me Yusuf Yazici. /Insajderi.com