Pas pjesës së parë, Real ne epërsi ndaj Inter-it

Pas pjesës së parë, Real ne epërsi ndaj Inter-it

Është mbyllur pjesa e parë në “San Siro”, ku Inter e gjen veten në disavantazh pas pjesës së parë ndaj madrilenëve të Real-it, njofton Insajderi.

Goli i vetëm në 45’ minutat e parë të ndeshjes, u shënuan nga sulmuesi belg, Eden Hazard, i cili realizoi golin nga pika e bardhë pas shtatë minutash lojë.

Inter, gjatë tërë pjesës së parë, nuk kishte asnjë goditje të vetme në kuadratin e portës spanjolle.

Gjërat për ekipin e Contes u vështirësuan pasi kiliani Arturo Vidal, brenda një minute mori dy kartonë të verdhë, pas polemikave me gjyqtarin kryesor, anglezin Anthony Taylor. /Insajderi.com