
Janë mbyllur 45’ minutat e parë në “Olimpico”, në ndeshjen e grupit A të Ligës së Evropës, ku italianët po avancojnë me rezultat të thellë3:0, njofton Insajderi.
Roma ka shënuar tre herë në portën kundërshtare me Mkhitarayn në minutën e dytë, Ibanez në të 23-tën minutë dhe Mayoral shënoi golin e tretë në minutën e 34’ të ndeshjes.
Për këtë takim, portugezi Fonseca ka lënë të pushojnë lojtarë si Dzeko, Pedro, Pellegrini, Smalling dhe Mirante, në mënyrë që për ndeshjen kundër Genoa-s të jenë të freskët. /Insajderi.com