Pas pjesës së parë Shqipëria në avantazh prej dy golash ndaj Bjellorusisë

Pas pjesës së parë Shqipëria në avantazh prej dy golash ndaj Bjellorusisë

Ka përfunduar pjesa e parë në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ku po fiton Shqipëria me rezultat 3:1 pas 45’ minutave lojë, njofton Insajderi.

Pas 20’ minutash lojë, Shqipëria kalon në epërsi me Sokol Cikalleshin, i cili realizon me kokë pas harkimit të Memollës. Po zhvillohej minuta e 27’ e takimit, Manaj pengohet në zonë, ndërsa Petrescu akordon penallti në favor të nikoqirëve. Nga pika e bardhë, i pagabuar ishte Cikalleshi që shënon golin e dytë personal në takim.

Në minutën 35’ miqtë ngushtuan përkohësisht rezultatin me Skavysh, ndërsa një minutë para mbylljes së pjesë së parë, Shqipëria realizon përsëri, Manaj ishte autori i golit të tretë për vendasit. Me rezultat 3:1 u mbyll pjesa e parë e takimit.

Kështu, me një fitore eventuale, Shqipëria zë vendin e parë në grup, me një pikë më shumë se Bjellorusia, kështu duke fituar promovimin në një divizion më lartë të Ligës së Kombeve. /Insajderi.com