Pas pjesës së parë Villarreal në epërsi ndaj United

Pas pjesës së parë Villarreal në epërsi ndaj United

Ka përfunduar pjesa e parë mes Manchester United dhe Villarreal e vlefshme për ndeshjen finale të Europa League, ku spanjollët janë në epërsi përmes golit të shënuar në minutën e 29-të nga Gerard Moreno, njofton Insajderi.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim më të madh të anglezëve, po rastet më serioze për gol u krijuan nga skuadra e Unai Emery.

Ky gol garanton se pjesa e dytë do të jetë më shumë më premtuese, pasi “Djajtë e Kuq” nuk do ta pranojnë lehtësisht këtë rezultat. /Insajderi.com