Pas planit të Trumpit përshkallëzohet dhuna në mes Izraelit dhe palestinezëve

Ushtria izraelite ka kumtuar se ka nisur goditjet ajrore “të përmasave të gjëra” ndaj caqeve ushtarake në Rripin e Gazës.

Pas planit të Trumpit përshkallëzohet dhuna në mes Izraelit dhe palestinezëve

Siç pretendohet, sulmet kanë filluar pasi ekstremistët palestinezë kanë shkrepur tri raketa ndaj Izraelit, prej të cilave dy janë rrëzuar.

Nuk ka raportime për viktima e as për dëme prej shkëmbimit të zjarrit të mbrëmshëm deri te i cili ka ardhur me rastin e rritjes së tensioneve pas publikimit të planit paqësor amerikan për Lindje të Afërt e të cilin izraelitët e kanë përshëndetur ndërsa palestinezët e kanë refuzuar.

Plani parasheh aneksimin i gjithë vendbanimeve hebrenje në Luginën e Jordanit, ndërsa palestinezëve i ofrohet vetëqeverisje në Gazë, në disa pjesë të Bregut Perëndimor dhe në disa rajone të pabanuara të Izraelit në shkëmbim të plotësimit të një liste të gjatë të kushteve, transmeton AP.

Në përgjigjen ndaj propozimit, lëvizja ekstremiste Hamas ka paralajmëruar se “janë të hapura të gjitha opsionet”, por është pak e besueshme se dëshiron luftë me Izraelin./Insajderi.com.