Pas “Plisave”, edhe “Tifozat Kuq e Zi” kërkojnë bashkimin e ligave të tjera

Pas “Plisave”, edhe “Tifozat Kuq e Zi” kërkojnë bashkimin e ligave të tjera

Se sa me padurim është pritur bashkimi i ligave të basketbollit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, tregojnë reagimet e tifozëve nga të dy shtetet

Pas “Plisave”, të cilët uruan për këtë marrëveshje dhe kërkuan bashkimin edhe të ligave të tjera, të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe tifo grupi i kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”, njofton Insajderi.

“Shqipëri Etnike në Ligë Unike. Sot basketbolli, le të vazhdohet me futbollin, volejbollin, hendbollin, boksin e sportet e tjera”, thuhet në komunikatën e “Tifozat Kuq e Zi”.

Liga e basketbollit është e para që e thyen barrierën e bashkimit, ndërsa sportet e tjera nuk kanë marrë akoma asnjë iniciativë të tillë./Insajderi.com.

Shqipni Etnike në Ligë UnikeSot 🏀, le të vazhdohet me ⚽️🏐🤾‍♂️🥋🥊 e sporte të tjera🇦🇱.#1Komb#1Kombetare#1Ligeshqiptare

Gepostet von Tifozat Kuq e Zi am Donnerstag, 10. September 2020