Pas protestave aeroporti i Hong Kongut nisi punën e rregullt

Aeroporti i Hong Kongut prej sot në mëngjes punon normalisht, dy ditë pas protestave dhe përleshjeve të policisë me demonstruesit.

Pas protestave aeroporti i Hong Kongut nisi punën e rregullt

AFP lajmëron se një numër i madh i protestuesve e ka braktisur aeroportin. Disa prej tyre të cilët kanë mbetur, kanë fjetur në hapësirat e aeroportit.

Për shkak të protestave dy ditët e fundit janë anuluar shumë fluturime. Policia mbrëmë ka intervenuar me dhunë dhe më pas situata u qetësua.

Protestuesit kërkojnë reforma demokratike dhe hetimet e pavarura për brutalitetin policor ndaj pjesëmarrësve të protestave.

Protestat në Hong Kong kanë filluar në qershor për shkak të propozimit të ligjit mbi ekstradim i cili parasheh ekstradim të dyshuarve në Kinë./Insajderi.com.