Pas rikthimit në kombëtare, reagon Ibrahimoviç: ‘Rikthimi i Zotit’

Pas rikthimit në kombëtare, reagon Ibrahimoviç: ‘Rikthimi i Zotit’

Nuk ka më asnjë dyshim, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet në kombëtaren suedeze, njofton Insajderi.

Zërat e kohëve të fundit të cilat flisnin për një rikthim të shtatlartit të Milan-it, Zlatan Ibrahimoviç në kombëtaren suedeze janë zyrtarizuar sot nga vetë kombëtarja e futbollit suedez.

Nordikët bënë të ditur listën e lojtarëve të grumbulluar në ndeshjet që ekipi do të zhvillojë në fundin e marsit në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës “Qatar 2022”, listë në të cilin gjendej dhe emri i 38 vjeçarit, i cili rikthehet në kombëtare pas gati gjashtë vitesh pas një konflikti me trajnerin suedez, Janne Andersson.

Mbi rikthimin e tij ka reaguar dhe vetë sulmuesi, i cili me anë të një postimi ne faqen e tij në “Instagram” dhe “Facebook” ka postuar një foto së bashku me mbishkrimin “Rikthimi i Zotit”. Shtatlarti do jetë i gatshëm dhe për sfidën që Suedia do të zhvillojë me Kosovën në datën 28 mars. /Insajderi.com