Pas Rrahmanit, Napoli siguron edhe mbrojtësin tjetër shqiptar

Pas Rrahmanit, Napoli siguron edhe mbrojtësin tjetër shqiptar

Skuadra e Napolit është e gatshme që të transferojë edhe mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, pasi që paraparakisht siguroi shërbimet e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se Napoli ka arritur marrëveshje me Veronën, për shërbimet e Kumbullas.

Napoli do të paguajë 20 milionë euro, plus bonuse deri në 4 milionë euro, për kartonin e lojtarit.

Marash Kumbulla do ta përcjell kështu kosovarin Amir Rrahmani, i cili arriti marrëveshje më herët gjatë këtij muaji dhe fillimisht do të qëndrojnë te Verona deri në fund të sezonit dhe që të dy, pastaj kalojnë te radhët e Napolit.