
Anija e bllokuar në Suez, është zhbllokuar tërësisht.
Ekipet e shpëtimit të hënën patën sukses në lirimin e një anije masive kontejnerësh që kishte bllokuar kanalin e Suez për shtatë ditët e fundit, duke bllokuar një nga arteriet kryesore tregtare në botë, raporton The Guardian, transmeton Insajderi.
367 anije të tjera ishin duke pritur për të kaluar kanalin.
Kjo tregtisë botërore i ka kushtuar nëntë miliardë euro çdo ditë.
Anija ishte bllokuar një javë më parë, duke krijuar një bllokim masiv trafiku. /Insajderi.com