Pas më shumë se 5 muajsh pa gol, Gashi shënon dy herë [video]

Pas më shumë se 5 muajsh pa gol, Gashi shënon dy herë [video]

Shkëlzen Gashi ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij Colorado Rapids me rezultat 3 me 0 ndaj San Jose Earthquakes, skuadrës së Jahmir Hykës.

Sulmuesi shqiptar nuk shënonte gol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga 27 nëntori i vitit 2016, raporton Insajderi. Atëherë Gashi i kishte shënuar skuadrës Houston Dynamo në gjysmëfinalen e plejofit të stinorit të kaluar.

Gashi në sfidën e së shtunës ndaj San Jose Earthquakes realizoi fillimisht në minutën e 29-të të takimit, për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij. Dominic Badji dyfishoi epërsinë për Coloradon me një gol tjetër në pjesën e parë.

Ndërsa, me golin e dytë personal të realizuar në minutën e 56-të, Gashi thelloi epërsinë e Colorado Rapids për rezultatin 3-0.

Për San Jose nga minuta e parë ka luajtur shqiptari Jahmir Hyka, i cili këtë sezon ka shënuar dy gola. /Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMLS%2Fvideos%2F10155338145423887%2F&show_text=0&width=400″ /]

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMLS%2Fvideos%2F10155338213363887%2F&show_text=0&width=400″ /]