Pas shumë takimeve në kohë të pandemisë – Agim Ademi bën thirrje të qëndrohet në shtëpi

Pas shumë takimeve në kohë të pandemisë – Agim Ademi bën thirrje të qëndrohet në shtëpi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një video-mesazhi ka bërë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Kreu i FFK-së bëri thirrje që të qëndrohet në shtëpi për të mirën e të gjithëve, në mënyrë që të fitohet kjo betejë me virusin COVID-19, transmeton Insporti

Por, javën e kaluar presidenti i FFK-së vizioi hiç më pak se 15 vende gjatë punës së tij në terren, brenda vetëm tre ditësh. Të gjitha këto vizita në terren ai i bëri vetëm nga e enjtja në të premten.

Kurse, të dielën kishte bërë edhe dy vizita të tjera, ku ishte takuar me drejtuesit e dy klube të kryeqytetit, KF Flamurtari e FC Prishtina.

Ademi ka thënë se është i bindur që “bashkarisht do t’ia dalim ta mundim edhe këtë virus”. Ndërkaq, ai ka thënë se futbollistët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe se nga shtëpitë duhet ta mbajnë formën e tyre. /Insporti.com/