Pas shumë vështirësish, Suedia mposht Sllovakinë

Pas shumë vështirësish, Suedia mposht Sllovakinë

Suedia ka arritur të fitoj me rezultat minimal 1-0 përball Sllovakisë, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, ku edhe rastet për shënim ishin të pakëta.

Për dallim nga pjesa e parë, ajo e dyta ishte krejtësisht tjetër.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje shumë më e fortë, pasi të dyja skuadrat sulmonin njëra tjeterën vazhdimisht.

Në minutën e 77-të, portieri, Martin Dubravka i Sllovakisë shkaktoi penallti.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Emil Forsberg i cili i dha epërsinë minimale ekipit të tij.

Pjesa e mbetur e ndeshjes u karakterizua me dominim të sllovakëve, të cilët kërkonin golin e barazimit, por kërkundër kësaj rastet e krijuara nuk aritën t’i finalizonin, për këtë shkak edhe rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-0 në të mirë të Suedisë.

Ndeshjen përmbyllëse për fazën e grupeve Suedia do të luaj kundër Polonisë, ndërsa Sllovakia do të ketë përball Spanjën.


Suedia kalon në epërsi ndaj Sllovakisë

Suedia ka arritur të kaloj në epërsi në përballje me Sllovakinë.

Golin e shënoi, Emil Forsberg, në minutën e 77-të të ndeshjes nga pika e bardhë.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë, suedezët janë duke zhvilluar lojë shumë të mirë, ku po krijojnë edhe raste të shumta shënimi.


Fillon pjesa e dytë mes Suedisë dhe Sllovakisë


Përfundon pjesa e parë mes Suedisë dhe Sllovakisë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Suedisë dhe Sllovakisë.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, të cilat nuk është se rrezikonin seriozisht portën e njëri tjeterit.

Në minutat e parë të ndeshjes më të mirë u treguan suedezët, por pas disa minutash, të dy skuadrat zhvillonin lojë të njëjtë, duke mos krijuar raste të serioze para portës.


Fillon ndeshja mes Suedisë dhe Sllovakisë.