Pas skandalit “Pornhub” largon miliona video nga faqja

Pas skandalit “Pornhub” largon miliona video nga faqja

Uebfaqja e filmave për të rritur “Pornhub” i ka larguar shumicën e videove duke suspenduar të gjitha videot e ngarkuara që janë pa verifikim, pasi u zbuluan materiale ilegale në faqe, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Mastercard, një nga kompanitë për pagesa online më të mëdha në botë, ka tërhequr mbështetjen për sajtin javën që shkoi për shkak të skandalit.

Një raportim i New York Times, akuzon faqen se është “i mbushur” me video që tregojnë abuzimin me fëmijë dhe dhunimin e grave e vajzave.

Pornhub tani thotë se masat e reja që kanë vendosur janë më të rreptat krahasuar me të gjitha mediat të tjera sociale.

Tani, me masat e reja, videot që do të ngarkohen janë vetëm video të verifikuara dhe të kompanive partnere të tyre.

Deri më tani shumica e përmbajtjes në faqe ishte nga materiale të paverifikuara, por tani miliona video janë larguar me restrikcionet e reja./Insajderi.com