Pas sulmeve ndaj burrit të saj, ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës

Pas sulmeve ndaj burrit të saj, ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës

Gruaja e Granit Xhakës është detyruar të marrë një vendim pas sulmeve të njëpasnjëshme drejtuar burrit të saj.

Xhaka është cak i sulmeve dhe fyerjeve nga tifozët e Arsenalit, që prej incidentit të tij këtë vikend, shkruan Insporti

Pasi e fishkëllyen në momentin kur po zëvendësohej, Xhaka u inatos dhe provokoi edhe më shumë tifozët, duke u kërkuar të bënin më shumë zhurmë, ndërkaq e hoqi edhe fanellën kur po largohej drejt tunelit.

Kjo ka bërë që tifozët edhe në rrjete sociale ta sulmojnë shqiptarin.

Por, përveç Xhakës cak i sulmeve ishte edhe gruaja e saj, Leonita, që si duket ka marrë vendim që ta ‘bllokojë’ Instagramin e saj.

Leonita tashmë e ka bërë privat profilin e saj të Instagramit, për shkak të komente që dërgoheshin në adresë të saj.

Leonita edhe para incidentit të Xhakës me tifozët këtë të diel, kishte marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese në këtë rrjet social.

Xhaka ende nuk u ka kërkuar falje tifozëve, ashtu siç presin prej tij shumë ish-futbollistë të klubit, ndërsa nuk është marrë asnjë vendim zyrtar rreth të ardhmes së tij.

Për situatën e 27-vjeçarit ka folur edhe trajneri Unai Emery që i ka cilësuar sjelljet e tij si të gabuara, ndërkaq gjatë ditës së djeshme u raportua se mesfushori është takuar me Emeryn dhe drejtorin teknik, Edu. /Insporti.com/