Pas Thiagos, Liverpool tani është afër transferimit të Jota

Pas Thiagos, Liverpool tani është afër transferimit të Jota

Gjatë ditës së premte, Liverpool e ka zyratrizuar transferimin e mesfushorit të Bayern, Thaigo Alcantara, i cili kaloi tek anglezët për 27 milion funte.

Liverpool, nuk është ndalur me kaq – mediat e afërta me Liverpool-in, kanë raportuar se ata kanë hyrë fuqishëm në garë për sulmuesin anësor, të Wolves, Diogo Jota, transmeton Insajderi.

Portugezi Jota, është një nga lojtarët kryesorë të ekipit të Wolves dhe raportimet e gazetarit të njohur, Paul Joyce, thonë se Liverpool, ka bërë ofertë zyrtare prej 35 milion eurove në drejtim të Wolves./Insajderi.com.