
Tekniku Christophe Galtier i ka habitur të gjithë teksa ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Lille vetëm tre ditë pasi skuadra u shpall kampione e Francës, njofton Insajderi.
Lajmin e bëri të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili publikoi dhe një copëz të intervistës të Galtier për “L’Equip”.
“Është momenti i duhur, fola me presidentit dhe i thashë që do largohem nga klubi”, shkruan Romano në “Tëitter”.
Tekniku francez arriti një suksese historik me skuadrën e Lille duke mposhtur hegjemoninë e PSG-së. Pas katër viteve në krye të francezëve, Galtier vendosi të japë dorëheqje dhe është vënë në kërkim të një aventure të re me një klub të madh. /Insajderi.com